"Banka e Shqipërisë quhet institucion me plot gojën”, Rama: Na përfaqëson si model në tryezën e BE

Aktualitet

"Banka e Shqipërisë quhet institucion me plot gojën”,

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar Bankën e Shqipërisë si një nga institucionet më të konsoliduara dhe më të besueshme të shtetit shqiptar.

Në Konferencën me rastin e 100 vjetorit të themelimit të BSH, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se ky është një institucion që na përfaqëson si një model i asaj që duhet të jenë institucionet e pavarura të vendit.

Sipas tij, nuk është e lehtë të thuhet e njëjta gjë për shumë institucione të tjera të cilat ende janë “në proces formimi dhe konsolidimi”.

“Mendoja që BSH është në mos i vetmi ndër shumë të paktit institucione të Republikës sonë që mund të quhet i tillë me plot gojën, institucion. Në atë kuptim dhe me ato standarde që kemi parasysh kur flasim për institucionet që i duhen një vendi dhe që bëjnë që ky vend të përmbushë kriteret e të qenit një vend në botën e zhvilluar dhe tryezën e BE. Nuk është e lehtë të thuhet e njëjta gjë për institucione të tjera që janë në formim e sipër.

Do të ishte e dobishme, që historia e zhvillimit dhe e përpjekjeve të BSH për tu formësuar dhe konsoliduar si institucion të merrej përsipër dhje të shkruhej për tu dhënë të tjerëve një pasqyrë si u ngrit një institucion i tillë që sot është një institucion i integruar në botën ku jetojmë, dëshmi e thjeshtë e këtij fakti ishin edhe dy adresimet e bërë nga dy personalitete që përfaqësojnë botën e zhvilluar ku operon BSH.

Fara e mbjellë në 1913 bëri që BSH të lindte dhe edhe pse historia edhe me BSH nuk ka qenë bujare ashtu si me gjithë institucionet e tjera, e përsëris që për arsye që do duhej të studioheshin, ky është një institucion që na përfaqëson si një model i asaj që duhet të jenë institucionet e pavarura të vendit”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion