EMRI-VIDEO/ I vuri zjarrin makinës së komshiut pas sherrit, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

EMRI-VIDEO/ I vuri zjarrin makinës së komshiut pas sherrit, arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili akuzohet se i ka vënë zjarrin një automjeti në kryeqytet.

Në kuadër të operacionit të koduar “Blaze” është vënë në pranga shtetasi Sergio Gjika, 60 vjeç, banues në rrugën “Demir Zyko”. Ai dyshohet se i ka vënë zjarrin automjetit të komshiut, pas një konflikti për motive të dobëta.

“Ky shtetas dyshohet se më datë 06.07.2025, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse automjetin e fqinjit të tij, shtetasit R. M.” – njofton Policia, teksa ngjarja ka ndodhur në rrugën “Demir Zyko”, ku autoritetet kanë publikuar edhe pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT