Alarmante, rrjedhje në centralin bërthamor kinez, ka dy javë që po çliron gaz radioaktiv

Bota

Alarmante, rrjedhje në centralin bërthamor kinez, ka dy javë

Një central bërthamor kinez po rrjedh gaz radioaktiv dhe mund të shkaktojë një katastrofë të madhe nëse nuk merren masa, sipas raporteve të inteligjencës amerikane.

Centrali Bërthamor Taishan, i ndodhur në provincën jugore Guangdong, mendohet të ketë rreth 2 javë që rrjedh gaz, pasi ishte firma franceze e cila është bashkëpronare ajo që dha alarmin në Uashington.

Agjentët amerikanë thonë se gjatë javës së fundit e kanë monitoruar situatën dhe shprehen se rrezikon të kthehet në një katastrofë të madhe, ndonëse aktualisht situata nuk është në nivele të larta alarmi.

Por autoritetet kineze të termocentralit mohojnë të ketë ndonjë problem dhe shprehen se “gjithçka është normale”.

Kompania francese kishte informuar për çlirimin e gazit radioaktiv, por autoritetet kineze, në vend që ta mbyllnin centralin për të riparuar defektin, vendosën të zgjedhin rrugën e shkurtër duke rritur normën e gazit radioaktiv të lejuar në ambientin rreth centralit.

ME TE LEXUARAT