EMRI/ Qytetari kërcënon me armë zjarri punonjësit e Task Forcës në Pogradec, më pas arratiset

Aktualitet

 

EMRI/ Qytetari kërcënon me armë zjarri punonjësit e Task

Punonjësit e task forces të cilët kishin shkuar në fshatin Buzhaishtë të Mokres (Pogradec) per të verifikuar personat me ndihmë ekonomike jane konfliktuar dhe kërcënuar nga një person i armatosur.

Sipas informacioneve paraprake, personi i identifikuar si Spartak Çela i cili rezulton dhe i shpallur në kërkim, u ka dalë para punonjësve të task forcës në momentin që ata i janë afruar banesës për të kryer detyrën ndërkohë që njeri prej punonjësve ka konstatuar se mbante një armë til pistoletë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çela debatoi me shoferin e task forcës, me pas persona të tjerë kanë ndërhyrë per ti qetësuar dhe punonjësit janë strehuar në një prej familjeve të fshatit.

Mësohet se Çela është larguar dhe po kërkohet nga forcat e policisë që kanë mbërritur në fshat dhe po krehin zonën.

Spartak Çela është shpallur në kërkim 2 vite më parë pasi ka plagosur në një lokal në Velcan një shokun e tij. Pas ngjarjes mundi ti shpëtonte policisë dhe prej dy vitesh rezultonte në kërkim.

ME TE LEXUARAT