Avokati ia thotë në sy bashkëshortit të Mayas: Ke abuzuar me alkoolin dhe drogën, dhunove gruan!

Aktualitet

Avokati ia thotë në sy bashkëshortit të Mayas: Ke abuzuar me

Avokati i këngëtares Maya është përballur me bashkëshortin e artistes, në një lidhje live për “Shqipëria Live” këtë të enjte.

Beqiri akuzoi Arben Shuaipin se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj gruas së tij dhe se ka qenë konsumator i alkoolit dhe lëndëve narkotike. Por, vetë arkitekti i mohoi të gjitha këto akuza dhe u ndal te fakti që nuk është lejuar të takojë djalin.

Shuaipi: Ka qenë avokat i familjes. Më vjen keq që është bërë pjesë i këtij procesi, se është mik i përbashkët i familjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Beqiri: I kam të dy miq, por Arbenin e kam mik nga familja e Majës. Jam njohur kur ishin në lidhje me njëri-tjetrin. Arbeni është i nxitur, këtë martesë e prishi Arbeni se abuzon shumë me alkoolin dhe me gjëra të tjera, edhe lëndë narkotike.

Madje, është dënuar nga Gjykata e Durrësit se ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Kur i jep alkoolit, nuk di të ndërtosh marrëdhënie me njerëzit që të rrethojnë., ka ushtruar dhunë psikologjike dhe më shumë, e ka goditur Maya-n. Se kur jepet urdhri i mbrojtjes, shihen me detaje gjërat. Fëmija iu la Mayas, u detyrua Arbeni të paguante për ushqimin.

Beqiri: E ka thyer urdhrin e mbrojtjes mbi 20 raste. Fëmijën e nxjerr dado, madje në urdhrin e mëparshëm e kishim dhe në prani të një psikologeje. Se tani, ky e merr fëmijën, e ul para në makinë, i ati i jep dhe ndonjë gotë, rrezikon fëmijën. Arbeni e tepron me të gjitha. Arbeni është disa vite më i madh se Maya.

Shuaipi: Do ndahem unë me Mayan apo ti se s’po e kuptoj?

Shuaipi: Ka qenë periudha kur unë punoja në një nga shtëpitë e avokatit, kthehesha nga Durrësi për të marrë djalin. Kisha konsumuar një birrë dhe një picë. Nuk isha jashtë normave, ishte minimumi për të drejtuar makinën. Ligji më pas u ndryshua, unë isha jashtë normave.

Erjona Rusi: Po thoni është vetëm ky rast

Shuaipi: Vetëm ky, se edhe Idajetit mund t’i ishte hequr patenta në Elbasan. Sa i përket lëndëve narkotike, kam bërë 2 herë me dëshirë te QSUT analiza të plotë. Mund të futeni, kam paraqitur të gjitha analizat në gjykatë. Tani unë do po se duan këta apo do bëhem i pirë se duan këta. Analizat i kam bërë të gjitha me dëshirë. Kjo po më bëhet kalvar edhe për jetën e fëmijës. Se kuptoj pse këta këmbëngulin me kaq forcë.

Pas lajmit se Gjykata e Tiranës ka pajisur me urdhër mbrojtjeje këngëtaren e njohur të muzikës popullore Maya Aliçkaj, në rrjet qarkulloi një video e sherrit mes saj dhe bashkëshortit. Këngëtarja Maya Aliçkaj dyshohet se është dhunuar nga bashkëshorti, ndërsa në bisedën mes tyre që qarkullon ne rrjet, ata debatojnë për një banesë me fyerje dhe tone të larta zëri.

Shuaipi i kërkon Maya-s të largohet nga banesa duke pretenduar është e tija dhe sepse ka një urdhër mbrojtjeje, ndërsa kjo e fundit del në ballkon dhe bërtet “Ndihmë, ndihmë”, ndërkohë që lajmëron dhe policinë. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, debati mes tyre ka vijuar me tone të ashpra.

 

ME TE LEXUARAT