Çfarë po ndodh? Massimiliano bën lëvizjen e papritur ndaj produksionit të BBVA
Heidi Baci, aktualisht konkurrente në formatin më të ndjekur në Shqipëri, ‘BBV3’, u bë pjesë e “Grande Fratello” këtë sezon dhe e la në mes garën me kërkesë të babait të saj.
Kjo pasi brenda shtëpisë ajo u njoh me 47-vjeçarin Massimiliano Varrese dhe filloi të krijonte raport intim me të, gjë që shqetësoi të atin e saj, i cili gjatë një puntate live u bë pjesë e shtëpisë dhe i kërkoi Heidit të linte garën përgjysmë duke e marrë kështu me vete.
Pas këtij momenti Heidi i kërkoi ndjesë të atit dhe la shtëpinë me arsyetimin “Për arsye personale”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Më pas Heidi u bë pjesë e shtëpisë së ‘BBV3’ ku shpeshherë ka folur lidhur me çështjen e përmendur më sipër.
Por ç’po bluhet në këtë mes? Teksa Heidi ka shkëputur çdo marrëdhënie me Massimiliano Varrese-n, madje brenda shtëpisë ka krijuar një romancë me një tjetër banor, “ish-i” i saj bën follow ‘Top Channel-in’.
Se çfarë pritet të ndodh në vazhdim, kjo mbetet për t’u parë…