EMRI/ Punonjësi i burgut bie pre e grabitjes gjatë natës, i vjedhin armën e shërbimit dhe kursimet

Aktualitet

EMRI/ Punonjësi i burgut bie pre e grabitjes gjatë natës, i

Një vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku objekt i grabitjes ka qenë edhe arma e shërbimit e një punonjësi të burgut të Durrësit.

Shtetasi Shpëtim Mustafaj, 43 vjeç, banues në Durrës dhe punonjës i IEVP Durrës, ka kallëzuar në polici se persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur në banesë armën e shërbimit si dhe arkën me kursime.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, ndërsa po punohet edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia njoftoi se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion