EMRAT/ Fusnin drogë në burgun e Elbasanit, kush është polici i arrestuar, i paraburgosuri dhe familjarja e tij

Aktualitet

EMRAT/ Fusnin drogë në burgun e Elbasanit, kush është polici

Janë zbardhur emrat e tre personave që janë vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi akuzohen për futje të sendeve të paligjshme në ambientet e burgjeve.

Në pranga me masë “arrest në burg” është vënë një punonjës policie në IEVP Elbasan, Ndriçim Kroi, i paraburgosuri Gerald Stamolla, dhe një grua, familjare e këtij të fundit, Esmeralda Komici. Nga hetimet disa mujore është zbuluar një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike në IEVP Elbasan me qëllim përfitimin financiar.

Sipas burimeve, skema funksiononte në mënyrë të koordinuar, ku përfshirja e punonjësit të policisë lehtësonte futjen e lëndëve narkotike në ambientet e paraburgimit, në bashkëpunim me personin e jashtëm dhe të paraburgosurin.

Operacioni u zhvillua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Të arrestuarit:
Ndriçim Kroi, punonjës policie në IEVP Elbasan;
Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri;
Gerald Stamolla, i paraburgosur në IEVP Elbasan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion