EMRI/ PS konfirmon shumicën në këshillin Bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i ri

Aktualitet

EMRI/ PS konfirmon shumicën në këshillin Bashkiak të

Dhimtër Kapaj është zgjedhur kryetar i Këshillit Bashkiak të Himarës, teksa sot po mbahet ceremonia e konstituimit.

Raportohet se Kapaj është zgjedhur me 13 vota pro, ndërsa në garë ishin dy kandidatura. Kështu, nga 21 këshilltarë, Afrovita Dhimojani mori vetëm 8 vota.

Ndërkohë që mbahet mbledhja e konsituimit të Këshillit Bashkiak të Himarës, jashtë ambienteve të bashkisë disa prej mbështetësve të Fredi Belerit kanë shfaqur një banderolë.

“Liri kryebashkiakut të Himarës”, thuhej në përmbajtjen e mesazhit nga mbështetësit e Belerit, që e kishin shkruar në gjuhën angleze.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion