Emri/ Me probleme të shëndetit mendor, kush është i dënuari që u vetëvar në burgun e Shënkollit

Aktualitet

Emri/ Me probleme të shëndetit mendor, kush është i

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbulon se emri i të dënuarit i cili u vetëvar në ambjentet e burgut është Qerim Xhenan Hani, i cili mjekohej nga probleme të shëndetit mendor.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon opinionin publik se, sot më datë 07.09.2023, në orën 12:20 në IEVP LEZHË është marrë njoftimi se shtetasi Qerim Xhetan Hani, i datëlindjes 18.04.1985, me masë mjekësore 'Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor' për kryerjen e veprës penale "dhunë në familje" të parashikuar nga neni (130/a/1) i Kodi Penal, ka kryer një veprim suicidal. - Nga vlerësimi paraprak, konstatohet se vdekja e pacientit ka qenë pasojë e vetëvarjes në ambiente të përbashkëta (Dushet) në Godinën Numër 5, Kati 3 tek Seksioni i masave mjekësore.


- Grupi hetimor i drejtuar nga Prokurori, OPGJ, SHKBB në Sistemin e Burgjeve, po kryejnë hetimet për shkaqet e ndërrimit të jetës të shtetasit Qerim Xhetan Hani. - Shtetasi Qerim Hani, pacient me masë mjekësore 'Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor' me diagnozë "Çrregullim psikotik i paspecifikuar" me mjekim 'Respiridon dhe Amitriptiline', i cili ishte i akomoduar në IEVP Lezhë, në seksionin e masave mjekësore, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore ka ardhur më datë 27.11.2021 nga IEVP Krujë (Zahari). - Stafi i IEVP LEZHË, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit ka njoftuar menjëherë mjekun e shërbimit të rojës, dhe menjëherë i është dhënë ndihma e parë mjekësore duke konstatuar shenja jete. - Ai është nisur urgjentisht me autoambulancën e institucionit, të shoqëruar nga stafi mjekësor drejt Spitalit Rajonal të Lezhës me shenja jete. - DPB i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.222

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion