Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri në Korçë, ka lëvizje edhe në disa rrethe (EMRAT)

Aktualitet

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri

Disa ndryshime raportohet se janë bërë në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit në disa qarqe. Sipas informacioneve mësohet se Luigj Vathi është emëruar drejtor i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë. Luigj Vathi ka qenë më herët drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Ndërkohë Gëzim Zhupaj, i cili mbante këtë detyrë përreth 2 vite është transferuar shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Po ashtu burime bëjnë me dije se Kastriot Skënderaj pritet të emërohet drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Fatmir Hoxhën.

Ndryshimet vijnë pak ditë pasi ka hyrë në fuqi ligji i ri i Policisë së Shtetit, që tashmë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit mund të kryejë emërime të drejtorëve dhe të shefave të Komisariateve pa garë, nëse ai e sheh të arsyeshme se i japin impulse të reja rendit dhe qetësisë publike.

Prej shtatorit 2024, një praktikë e tillë ishte e pamundur, me ndryshimet në ligjin e Policisë së Shtetit të asaj kohe, i cili i hapi rrugë konkurrimit për nivelet më të larta drejtuese te blutë. 

Lajm në përditësim...

ME TE LEXUARAT