Tragjedia në Nepal dhe Kinë/ Përmbytjet masive shkaktojnë mbi 1.000 të vd'ekur, mijëra të tjerë mbeten të zhdukur

Numri i të vdekurve nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Kinë është rritur në 1,003, njoftuan sot autoritetet nepaleze dhe kineze.
Agjencia e emergjencave e Nepalit tha se në vend ishin raportuar 987 vdekje, ndërsa 3,916 persona rezultojnë të zhdukur, përfshirë 583 shtetas të huaj, raportoi AP. Autoritetet kineze njoftuan se 16 vdekje u regjistruan në përmbytje.
Sipas autoriteteve nepaleze , të paktën 11,814 persona janë shpëtuar deri më tani. Ekipet e emergjencës po përdorin helikopterë dhe avionë të tjerë për të arritur në komunitetet e izoluara në zonat ku rrugët dhe urat janë shkatërruar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.
Përmbytjet ndodhën më 26 gusht kur një akullnajë u shemb lart në Himalaje, duke shkaktuar rrëshqitje toke dhe përmbytje.


