U arrestua me një çantë mbushur me armë, fqinji i bën gjëmën bashkëfshatarit, i vjedh 23 mijë euro në banesë

Aktualitet

U arrestua me një çantë mbushur me armë, fqinji i bën

Policia ka vendosur në pranga autorin e dyshuar të grabitjes së banesës së 61-vjeçarit Vladimir Mersini, i cili u arrestua një ditë më parë (6 shtator) pasi iu gjet një çantë me armë e fshehur në oborr. Në pranga ka rënë 48-vjeçari Fatmir Latifi, i cili akuzohet se ka vjedhur një shumë prej 23.000 euro në banesën e Vladimir Mersinit.


Ndërsa e ka pësuar edhe vajza e grabitësit të dyshuar, 21-vjeçarja Marsela Latifi, pasi ka dyshime se ka bashkëpunuar për kryerjen e kësaj vjedhjeje.

E reja është proceduar penalisht, ndërsa është sekuestruar 8100 euro nga shuma e vjedhur.



Njoftimi i policisë:


Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Sinjali”, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera për dokumentimin e disa veprimtarive kriminale të ndërthuruara në të njëjtin rast.

I vodhi në banesë, 23 000 euro, shtetasit V. M. (të arrestuar dje, për posedim të 4 armëve), kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Procedohet penalisht vajza e 48-vjeçarit, mbi dyshime se ka bashkëpunuar për kryerjen e kësaj vjedhjeje.

Sekuestrohen 8100 euro nga shuma e vjedhur.

Si rezultat i hetimeve intensive, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas indicieve se një shtetasi të arrestuar ditën e djeshme, për armëmbajtje pa leje, i kishin vjedhur në banesën e tij (në oborrin e së cilës, u gjetën të fshehura në një çantë, 3 pistoleta, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak), një shumë parash, u organizua dhe u finalizua faza e dytë e operacionit policor të koduar “Sinjali”.

Gjatë kësaj faze, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. L., 48 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se 48-vjeçari ka vjedhur në banesën e shtetasit tashmë të arrestuar V. M., 23 000 euro.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për vajzën e shtetasit F. L., shtetasen M. L., 22 vjeçe, banuese në fshatin Baltëz, Fier, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 48-vjeçarin, për të kryer këtë vjedhje.

Gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit F. L., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 8100 euro të dyshuara nga shuma e vjedhur në banesën e shtetasit V. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion