Vde'kja e gruas 7 muajshe shtatzënë, kush janë tre mjekët që po hetohen

Aktualitet

Vde'kja e gruas 7 muajshe shtatzënë, kush janë tre
Pas vdekjes së 36-vjeçares shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, Policia ka nisur procedimin penal ndaj tre mjekëve të maternitetit të Pogradecit.

Bëhet fjalë për mjekët Blerta Delija kirurge gjinekologe, Saimir Cela kirurg dhe Anri Ttopi reanimator.

Sipas njoftimit të Policisë, mbrëmjen e 30 gushtit 2026, 36-vjeçarja është paraqitur në maternitetin e Pogradecit në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Pas ekzaminimit, tre mjekët kanë vendosur që gruaja të transportohej me autoambulancë drejt një materniteti në Tiranë për të marrë ndihmë të specializuar.

Por gjatë rrugës, gjendja shëndetësore e 36-vjeçares është përkeqësuar. Për këtë arsye, ajo është dërguar në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku mjekët kanë konstatuar se kishte ndërruar jetë.

Pas ngjarjes, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj tre mjekëve që kishin kryer ekzaminimin e 36-vjeçares.

Bëhet fjalë për Blerta Delijan, 35 vjeçe, banuese në Elbasan, Anri Topi, 40 vjeç, dhe Saimir Çela, 34 vjeç, të dy banues në Pogradec. Të tre ushtronin detyrën e mjekut në maternitetin e Pogradecit.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: B. D., 35 vjeçe, banues në Elbasan, A. T., 40 vjeç, dhe S. Ç., 34 vjeç, të dy banues në Pogradec, me detyrë mjekë në maternitetin e Pogradecit.

Mbrëmjen e datës 30.08.2026, është paraqitur në martenitetin e Pogradecit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, shtetasja M. K., 36 vjeçe, 7 muajshe shtatzënë.

Pas ekzaminimit nga këta tre mjekë, 36-vjeçarja është nisur me autoambulancë, për ndihmë mjekësore të specializuar në një maternitet në Tiranë, por duke qenë se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë rrugës, ajo është dërguar në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku u konstatua se kishte humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

ME TE LEXUARAT