Emrat/ U mbajt peng nga katër persona në Gjirokastër, 34-vjeçari ishte shpërndarës droge

Aktualitet

Emrat/ U mbajt peng nga katër persona në Gjirokastër,

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me pengmarrjen në Gjirokastër, ku tre persona u vunë në pranga.

Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se 34-vjeçari që u mor peng për disa orë njihet si përdorues dhe shpërndares i lëndëve narkotike.

Po ashtu bëhet e ditur se i riu u mbajt peng nën kërcënimin e armës në shtëpinë e 35-vjeçares.

Për ngjarjen në pranga u vunë tre persona, Myrteza Domi, Denisa Karagjozi dhe  Enea Taho. Ndërsa një 14-vjeçar u procedua në gjendje të lirë.

Njoftimi

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasit J. Gj., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, i kanë hequr lirinë nën kërcënimin e armës 4 shtetas, organizuan punën dhe  falë veprimeve  të shpejta dhe profesionale bënë të mundur finalizimin e operacionit “Kalaja”, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. D., 28 vjeç, E. T., 33 vjeç dhe D. K., 35 vjeçe, të tre banues në Gjirokastër, si dhe u procedua në gjendje të lirë  një 14 vjeçar.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin nën kërcënimin e armës  i kanë hequr lirinë shtetasit J. Gj, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij për disa orë.

Falë reagimit të menjëherëshëm të Policisië dhe veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore  u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi dhe vënia në pranga e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit E. T., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një mjet mprehës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion