U vaksinua me AstraZeneca më 25 maj, 18-vjeçarja humb jetën nga tromboza

Bota

U vaksinua me AstraZeneca më 25 maj, 18-vjeçarja humb jetën nga

Një 18-vjeçare në Itali ka ndërruar jetë si pasojë e një tromboze. Mediat italiane raportojnë se Camilla Canepa iu nënshtrua një operacioni për të hequr trombin dhe për të ulur presionin në tru por nuk mundi të mbijetonte.

E reja ishte vaksinuar me AstraZeneca më 25 maj, ditën kur kjo vaksinë nisi t’u behet edhe personave mbi 18 vjeç.

“Fatkeqësisht, disa orë më parë, Sestri Levante u godit nga një zi që ne kurrë nuk dëshironim ta jetonim,” u shpreh kryetarja e bashkisë Valentina Ghio.


“Administrata komunale dhe i gjithë qyteti mblidhen rreth familjes së vajzës që u shua sot. Në këtë moment dhimbjeje unë shpreh gjithë dashurinë dhe afërsinë time me familjen e Camilla-s.”

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion