EMRAT/ Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e vet për të përfituar para, vihet në pranga 28-vjeçari!

Aktualitet

EMRAT/ Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e vet për të

Dy shtetas janë arrestuar nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, pasi kanë inskenuar një rrëmbim për të mashtruar një babë dhe për të marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Policia ka vënë në pranga shtetasit Lubjan Camema dhe Bernard Kiptiu në qytetin e Durrësit, pasi 28- vjeçari kishte krijuar një histori të rreme të rrëmbimit, duke e frikësuar babain e tij, shtetasin B. C., se djali i tij ishte kapur dhe kërkoheshin para për lirimin e tij.

Njoftimi i policicisë: 

Kavajë

Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e vet për të përfituar para, vihet në pranga 28-vjeçari. Arrestohet edhe bashkëpunëtori i tij, i cili do të merrte shumën e kërkuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit L. C., 28 vjeç, banues në Kavajë, dhe B. K., 45 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi L. C. kishte mashtruar babain e tij, shtetasin B. C., duke i thënë se ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë eurosh. Shtetasi B. K. u kap në flagrancë në lagjen nr. 16 të qytetit të Durrësit, duke i kërkuar shtetasit B. C. shumën e parave, me pretendimin se do të shërbenin për lirimin e djalit të tij.

Rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë gjetën edhe 28-vjeçarin, i cili u arrestua në flagrancë, pasi rezultoi se kishte inskenuar ngjarjen dhe dy ditë më parë i kishte marrë automjetin babait të tij, dhe dyshohet se e ka shitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT