Elbasan – Punimet për “autostradën energjetike” dëmtojnë rrugët, banorët në protestë; kryebashkiaku Llatja i mbështet

Aktualitet

Elbasan – Punimet për “autostradën energjetike”

Punimet për ndërtimin e autostradës energjetike kanë dëmtuar rrugët e fshatit Kryezjarr në Elbasan. Në këto kushte banoret dolen ne proteste duke kerkuar nga OST rikonstruksionin e te gjitha akseve. Në mbështetje të tyre ishte dhe kryebashkiaku Gledian Llatja.

Shkatërrimi I rrugëve nga kamionet e kompanisë që po ndërton stacionin e ri elektrik në Kryezjarr të Elbasanit, ka nxjerrë në protestë banorët.

Ata thanë se tre vite më parë kur nisen punimet, kompania e kontraktuar nga OST kishte garantuar përmirësimin e infrastrukturës por ndodhi e kundërta.

Janë rreth 200 banorë në këtë zonë që kërkojnë rikonstruksion të plotë të rrugëe dhe paralajmërojnë përshkallëzim të protestës nëse nuk ka zgjidhje.

Protesten e mbeshteti kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i cili zhvilloi një takim me përfaqësues të banorëve dhe kompanisë. Ai u shpreh se kërkesa e banorëve është e drejtë dhe kërkoi që pas përfundimit të punimeve, rruga të rehabilitohet plotësisht dhe të kthehet në gjendjen e mëparshme.

 “Autostrada energjetike” Shqipëri–Maqedoni e Veriut përfshin ndërtimin e linjës së transmetimit 400 kV Elbasan–Qafë Thanë përfshirë dhe nënstacionin 400 kV Elbasan 3, i cili po ndërtohet në zonën e Kryezjarrit.

ME TE LEXUARAT