“Fustanin ia zgjodha vetë”/ Një vjehrrë me kushte si Anita Haradinaj: I kam thënë që deri 50 vjeçe s’dua të jem gjyshe!

Showbiz

“Fustanin ia zgjodha vetë”/ Një vjehrrë me kushte si

Anita Haradinaj ka folur si rrallëherë për familjen e saj. Ajo zbuloi se fëmijët nuk e thërrasin ‘mami’, por e thërrasin në emër. E pyetur nga autorja dhe moderatorja e emisionit, Erjona Rusi, Anita foli edhe për partneren e djalit të saj.

Teksa është njohur me nusen e ardhshme, ajo i ka vënë disa kushte.

Anita Haradinaj: U martua vëllai im dhe erdhi shoqja e djalit dhe më filluan mendimet. Se i bika kur shkon në dasmë të familjes, bëhet zyrtare. Për mua ishte okej, kanë qejf të vijnë, le të vijnë. Pavarësisht se ajo goca është shumë e mirë, unë e kam takuar

Erjona Rusi: Unë po përpiqem të imagjinoj se çfarë lloj vjehrre je ti?

Anita Haradinaj: Nuk përtoj, jam vjehrrë e keqe. Kur filluan këto mendimet, i thashë asaj dhe djalit tim që deri në 50 vjeçe, nuk jam gati të bëhem as gjyshe, as vjehrrë.

Erjona Rusi: Edhe sa duhen deri te të pesëdhjetat?

Anita Haradinaj: Edhe pesë, nuk është shumë. Për dashuri ia vlen sakrifica. Ndërsa kur shikova te Valdrini të blija fustanet, e mora dhe atë me vete. E pyeta ‘po ti çfarë do veshësh’, më tha ‘i kam gjetur’. I thashë ‘jo’, zgjidhe këtu një.

Erjona Rusi: Doje t’ia zgjidhje ti fustanin

Anita Haradinaj: Pak, duke i rënë nga Kina…

Erjona Rusi: Ta pranoi?

Anita Haradinaj: Ajo e zgjodhi me gusto shumë të mirë dhe unë thashë ‘okej’. Dhe Valdrini që më thoshte ‘ty s’të kisha bërë kurrë vjehrrë’.

Erjona Rusi: Je ti nga ato mama që thonë ‘djali im është më i miri në botë dhe askush nuk i afrohet dot’.

Anita Haradinaj: Nuk e them unë, ai është!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion