Aksident në Shkodër/ 57-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me motomjetin! Një i plagosur

Aktualitet

Aksident në Shkodër/ 57-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe

Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Shelqet ku dyshohet se shtetasi me iniciale M.M., 57-vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe është aksidentuar me një tjetër.

Mësohet se i plagosur ka mbetur 66-vjeçari me iniciale V.N., i cili u përplas nga 57-vjeçari.

"Informacion paraprak/Rreth orës 07:40, në fshatin Shelqet, shtetasi M. M., 57 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. N., 66 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit shtetasi V. N., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion