Emrat/ Lëndë narkotike dhe arsenal armësh brenda në banesë, arrestohen dy vëllezër në Fier

Aktualitet

Emrat/ Lëndë narkotike dhe arsenal armësh brenda në

Dy vëllezër janë arrestuar në fshatin Ngjeqar pasi u zbuluan duke prodhuar dhe shpërndarë kanabis, si dhe duke mbajtur armë zjarri pa leje.

Në banesën e tyre u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike dhe një arsenal armësh.

Sipas burimeve zyrtare, të arrestuarit janë shtetasit Kosta Shabanaj, 47 vjeç dhe Elton Shabanaj, 26 vjeç. Ky i fundit tentoi të largohej me vrap sapo pa shërbimet në afërsi të banesës, por u ndalua menjëherë. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën doza kanabisi, të cilat i shiste në zonën ku banonte.

Nga kontrolli në banesën e tyre u sekuestruan: 2 armë zjarri automatikë, 3 krehra municioni, 1 thikë, sasi e përgatitur kanabisi, 200 fara kanabisi, 179 fidanë kanabisi të mbjellë në kubikë.

Të gjitha sendet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale janë dërguar pranë Prokurorisë së Fierit për vijimin e hetimeve.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht rrjetin e shpërndarjes dhe burimet e furnizimit me armë dhe drogë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion