Emrat/ Cilët janë pretendentët për postin e kreut të BKH-së

Aktualitet

Emrat/ Cilët janë pretendentët për postin e kreut të

Prej datës 6 qershor ka përfunduar afati për dorëzimin e kandidaturave për drejtimin e BKH, dhe siç mëson gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha disa nga pretendentët kanë zgjedhur postën për të shfaqur interes.

Oficeri i karrierës në Polici Gentian Ndoi, i cili prej 25 vitesh në policinë shqiptare njihet për rekordet hetimore një ndër to drejtimi i OFL, ndërsa ka paraqitur interes minutat e fundit si pretendent. Aktualisht Zoti Ndoi është pjesë e drejtorisë hetimore, departamenti i policisë kriminale në Policinë e Shtetit dhe siç pranohet nga Policia ai mban detyrën e drejtorit të Krimit ekonomiko Financiar.

Siç bëhet me dije pranë Spak zyrtari i policisë ka preferuar momentin e fundit për ta dorëzuar shprehjen e interesit për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit, mbasi Aida Hajnajt po i përfundon mandati. Ndërsa dy nga konkurrentët janë pjesë aktuale e BKH, si Joni Keta zv. drejtor aktual i BKH i cili së fundmi është shfaqur krah prokurorëve të posaçëm në konferencat me partnerët ndërkombëtare në mbyllje të dy operacioneve dhe Elton Kërluku hetues i BKH në sektorin e krimit ekonomiko financiar.

Kërluku nga burime të afërta pranë tij e kishte shprehur edhe më herët dëshirën për drejtimin e BKH që e siguroi zonja Hajnaj, por ishte tërhequr në momentin e fundit.

Të tjerë hetues të BKH me detyrë aktuale pritet të jenë futur në garë, por emrat e tyre janë të pakonfirmuar. Një ndër ta Z. Mentor Cuku oficer pranë BKH dhe me një karrierë të gjate në organet e drejtësisë mohoi të ketë dorëzuar kandidaturën. Një tjetër garues është ish drejtori i përgjithshëm i policisë Gledis Nano, i cili ka pranuar për mediat se synon BKH.

Po ashtu në këtë listë është edhe emri i Marinela Pilincit, oficere e policisë gjyqësore në prokurorinë Korçë, me formim juriste. Komisioni i përzgjedhjes së kandidatëve nuk ka dalë ende me një njoftim publik për të treguar se kush tjetër është në listën e pretendentëve qe synojnë të drejtojnë BKH.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion