Ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali, shkak dyshohet një sherr i nisur në klubin e natës

Aktualitet

Ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në një fshat të komunës Santa Maria a Monte, në provincën e Pizës në Itali, ku viktimë ka mbetur shqiptari Kevin Muharremi.

25-vjecari ka qenë duke udhëtuar si pasagjerë në një mjet me kushëririn e tij dhe një mik, kur autorët kanë ardhur me makinë në krah paralel dhe kanë shtënë në drejtim të tyre.

Dyshohet se shkak është bërë një konflikt i lindur në një klub nate pak para ngjarjes. 25-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa nuk dihet ende gjendja e dy personave të tjerë në mjet.

Policia po punon për identifikimin e autorëve, të cilët dyshohet se kanë qenë dy.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion