"Edi Rama o hajdut, votat tona ku i ke fut"/ Nis me tone të ashpra protesta e Partisë Demokratike kundër rezultatit të zgjedhjeve!

Politikë

"Edi Rama o hajdut, votat tona ku i ke fut"/ Nis me tone të

Mbështetës të shumtë të Partisë Demokratike janë mbledhur duke protestuar në bulevardin “Zogu i Parë”, në kryqëzimin të Ministria e Drejtësisë.

Kjo protestë vjen pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit teksa opozita akuzon qeverinë se ka manipuluar dhe vjedhur votat e shqiptarëve. Siç shihet edhe në pamje qytetarët dëgjohen duke brohoritur: "Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut".

Një nga qytetarët shprehet se ka shumë njerëz që duan ti bashkohen protestës, por kanë frikë. 

“Janë vjedhur zgjedhjet. Unë kam sa të duash njerëz që donin të vinin me mua këtu sot dhe nuk kanë ardhur se thoshin, por të më shikojnë mua në protestë më vijnë te dyqani, më ndalojnë me makinë. Është turp ta diskutosh këtë, por ky ka kaluar në regjim”, tha qytetari.

ME TE LEXUARAT