“Edhe pastori socialist del mëkatar”, Gogu i përgjigjet Berishës: Ti e katandise PD ...

Aktualitet

“Edhe pastori socialist del mëkatar”, Gogu i përgjigjet

Deputeti i PS, Toni Gogu ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha në emisionin “Opinion”, duke i cilësuar ato të pabaza.

“Edhe pastori socialist del mëkatar. Një pastor kanë ata. Doli sepse tani doli grupi armiqësor”, u shpreh Berisha.

Përmes një videomesazhi në rrjetin social “Facebook”, Gogu thotë se do të vazhdojë të ketë mbështetjen e qytetarëve, pasi nuk i përket asnjë grupi armiqësor apo puçist, siç komenton Berisha.


Sakaq ai nuk ngurroi t’i kujtojë kryedemokratit se me marifetet e tij e ka katandisur PD-në në gjendjen më të keqe.

“Z.Berisha më thanë se më kishe përmendur dje tek emisioni i Blendi Fevziut, aq sa edhe Blendi ishte llahtarisur. Edhe e falenderoj për habinë e madhe që kishte treguar sepse me kishe futur në grupe armiqësore a ku di unë. E di që të ka marrë malli se u bë kohë që nuk shihemi në Parlament, po thjesht doja të të thosha që grupet armiqësore të kanë ngelur në mendje, se i kam parë sesi i ke replikuar te PD. Aq shumë, sa të gjithë atë kokosh atje e katandise një thelë.

Dua të të siguroj doktor se nuk jam unë nga ata të grupeve armiqësore apo të grupeve puçiste se më njohin mirë edhe vëllezërit e motrat socialiste, por edhe kolegët e partisë tënde më njohin mirë. Nuk i përkas atyre”, shprehet Gogu.

“Sepse ky i njeh mirë grupet armiqësore. Këtë marifet ka bërë me PD-në prandaj e katandisi kokoshi një thelë. Shihemi në Parlament ”, shkruan deputeti socialist Toni Gogu bashkëlidhur videomesazhit të tij.

ME TE LEXUARAT