Levizte i armatosur me taksi, në pranga 22-vjeçari tek Bulevardi i Ri

Aktualitet

Levizte i armatosur me taksi, në pranga 22-vjeçari tek Bulevardi i

Policia ka arrestuar një 22-vjeçar, pasagjer në një taksi, i cili mbante me vete armë zjarri.

Taksia është ndaluar nga uniformat blu tek Bulevardi i Ri në kryeqytet, ndërsa i riu me iniciale K. Sh., është vendosur në pranga.

Pistoleta iu gjet gjatë kontrollit fizik ndërsa ndaj 22-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Backseat”.

Lëvizte me armë zjarri si pasagjer në një taksi, vihet në pranga 22-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas sigurimit të informacionit se një shtetas, lëvizte i armatosur, me taksi, për të shmangur kontrollet e Policisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Backseat”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, tek Bulevardi i Ri, u ndalua taksia me të cilën lëvizte shtetasi K. Sh., 22 vjeç.

Nga kontrolli fizik, iu gjet e iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera nga Komisariati Nr. 3, 22-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion