E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius
Lajmifundit
/
7 Qershor 2025, 08:55
Aktualitet

Ditën e shtunë moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare deri në 9m/s.
Temperaturat minimale do të jenë 15 gradë Celsius, ndërsa maksimale 36 gradë.
Valëzimi në det do të jetë 1 deri në 2 ballë.


