E rëndë/ Shembet muri i banesës, zë poshtë 4-vjeçaren! Vdes e mitura në Roskovec!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Sukut 2, në Roskovec, ku një vajzë e mitur 4-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e shembjes së një muri rrethues të një banese.
Sipas informacioneve paraprake, muri ishte i amortizuar dhe është rrëzuar duke zënë poshtë të miturën. Familjarët e kanë transportuar menjëherë vajzën në qendrën shëndetësore të Roskovecit, por fatkeqësisht ajo ka mbërritur pa shenja jete.
"Fier/Informacion paraprak Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.


