E rëndë në Llogara, qëllohen me armë gjahu 22 kuaj, katër vriten

Aktualitet

E rëndë në Llogara, qëllohen me armë gjahu 22 kuaj,

Në një ngjarje të rëndë që ka tronditur komunitetin lokal, 22 kuaj të lirë në Malin e Llogarasë u qëlluan me armë gjahu.

Katër prej tyre humbën jetën menjëherë nga plagët, ndërsa pjesa tjetër u larguan drejt pyllit, ku disa janë të plagosur dhe kërkojnë ndihmë urgjente veterinerie.

Pronari i kuajve dhe aktivistët për mbrojtjen e kafshëve kanë denoncuar ngjarjen dhe kanë kërkuar ndërhyrjen urgjente të institucioneve për zbardhjen e saj dhe ndëshkimin e autorit.

Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që kafshët në zonë sulmohen me armë, por kjo masakër e fundit ka shkaktuar zemërim dhe shqetësim të thellë.

Megjithëse autoritetet u njoftuan menjëherë, deri tani nuk ka pasur masa konkrete ndaj përgjegjësve. Aktivistët paralajmërojnë se mungesa e reagimit vetëm inkurajon vazhdimin e akteve mizore ndaj kafshëve të egra në zonë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion