E rëndë në Itali, aksidentohet për vdekje me traktor shqiptari

Aktualitet

E rëndë në Itali, aksidentohet për vdekje me traktor

Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në një fermë midis Solarolo dhe Castel Bolognese, ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur gjatë punës me traktor.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:00, ndërsa familja e viktimës në pamundësi për të kontaktuar 38-vjeçarin, shkoi ta kërkonte.

Në vendngjarje u thirrën menjëherë shërbimet e urgjencës, por kur arritën aty ata nuk mund të bënin asgjë tjetër përveçse të konfirmonin vdekjen e tij.

Ende nuk është e qartë se si ka ndodhur aksidenti, por autoritetet gjyqësore kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion