E rëndë në Berat, hidhet nga kati i tretë i pallatit 44-vjeçarja

Aktualitet

E rëndë në Berat, hidhet nga kati i tretë i pallatit

Një grua 44-vjeçare ka humbur jetën në Berat, pasi dyshohet se u hodh nga kati i tretë i pallatit.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 09:20, në lagjen “30-vjetori”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja A. H., 44 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital.

Paraprakisht dyshohet se 44-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion