E rëndë në Berat/ Gruaja gjendet e vetëvarur në banesë

Aktualitet

E rëndë në Berat/ Gruaja gjendet e vetëvarur në

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen Kala të Beratit, mëngjesin e sotëm.

Policia njofton se një e moshuar është gjetur e vetëvarur në banesë nga fqinjët dhe pa shenja jete.

Raportohet se nga këqyrja paraprake nuk evidentohen shenja dhune, ndërsa grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.

“Më datë 16.06.2021, rreth orës 10:15, në lagjen “Kala”, Berat, është gjetur e vetëvarur​ në banesë nga fqinjët, pa shenja jete shtetasja N.P., 76 vjeçe. Nga kqyrja paraprake nuk evidentohen shenja dhune”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion