Emri/ U hodh nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, kush është pacienti që gjeti vdekjen

Aktualitet

Emri/ U hodh nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, kush

Marsel Hysa është 47-vjeçari i cili u vetëhodh nga kati i tretë i Spitalit të Traumës në kryeqytet në orët e para të mëgjesit të së dielës, duke gjetur vdekjen.

47-vjeçari nga Tepelena vuante nga probleme të shëndetit mendor  dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar edhe më parë vetëvrasjen.

Ai ishte paraqitur për ndihmë mjekësore në spital mesditën e së shtunës pasi ishte vetëplagosur me thikë.

Infermieret e spitalit kanë tentuar ta shpëtojnë, por 47-vjecari u ka ikur nga duart.

“Më datë 25.02.2024, rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi M. H., 47 vjeç, i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë.

Ky shtetas është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi është vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë”, njofton policia.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion