Arta Kabashi largohet nga BBV3, kush janë tre konkurrentët e rinj që bëhen pjesë e garës

Showbiz

Arta Kabashi largohet nga BBV3, kush janë tre konkurrentët e rinj

Albi Nako dhe Arta Kabashi ishin dy banorët që lanë shtëpinë e Big Brother VIP, duke hequr dorë kështu nga çmimi i madh.

Në spektaklin e një natë më parë, Albi u eliminua pasi ndodhej në nominim me të gjithë djemtë e tjerë të shtëpisë. Ndërsa Arta u eliminua pas një televotimi, ku të gjithë banorët ishin të nominuar.

Por edhe pse ikën dy banorë, tre të tjerë u futën në shtëpinë e Big Brother VIP. Ata janë Sara Karaj, Julia Iliriani dhe Silvi Forte.

Të pyetur se kush u pëlqen deri tani brenda shtëpisë, Julia tha Roza, por ka një mospëlqim të fortë për ata që shajnë dhe bullizojnë. Sara nuk dha emra, ndërkohë që Silvi u shpreh Erjola.

Arta Kabashi largohet nga BBV3, kush janë tre konkurrentët e rinj

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion