“E qëlloi me armë”- Vrasja e 44-vjeçarit shqiptar në SHBA nga bashkatdhetari, rrëfehet kunati i viktimës: Mosmarrëveshja që...

Aktualitet

“E qëlloi me armë”- Vrasja e 44-vjeçarit shqiptar

Detaje të reja dalin nga vrasja e 44-vjeçarit Francesk Shkambi, mbrëmjen e së dielës (16 Nëntor) jashtë restorantit Prime 7, ku punonte si menaxher, në Commerce Township.

Viktima, i njohur si Franco, u gjet i shtrirë jashtë restorantit me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në trup.


Pronari i “Prime 7”, Frank Gjuraj, kunati i 44-vjeçarit, u shpreh se viktimën e thirri një burrë jashtë për të folur dhe e qëlloi me armë. Franco i dërgua në spital, por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve.

“Nuk mund ta besoj që ndodhi kjo. Pse? Si? Për çfarë?”, tha Gjuraj.

Kur e njoftuan për të shtënat me armë, ai mendoi se ishte një shaka.

Sipas policisë, i dyshuari, 65-vjeçari Tonin Pjetri, u dorëzua rreth 20 minuta pas krimit. Detektivët gjetën gjithashtu pistoletën, e cila ishte raportuar e vjedhur.

“Ata e njihnin njëri-tjetrin për një periudhë kohore, gjithçka u përshkallëzua në një mosmarrëveshje dhe i dyshuari qëlloi viktimën”, tha sherifi Michael Bouchard.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion