E konfirmon Avokatja e Shtetit: Becchetti 'i rrëmbeu' 108 mln euro shtetit shqiptar

Aktualitet

E konfirmon Avokatja e Shtetit: Becchetti 'i rrëmbeu' 108 mln

Avokatja e Shtetit, Enkelejda Muça, ka pranuar se Francesco Becchetti ka fituar shumën prej 108 milionë eurosh ndaj shtetit shqiptar. Për kryetarin e Komisionit të Ligjeve fajtor në këtë rast është drejtësia shqiptare, e cila ka vonuar marrjen e vendimit të dënimit për biznesmenin italian. Në arbitrazh mbyllja e televizionit Agon Cannel është konsideruar vendim i padrejtë.

Qeveria shqiptare do të duhet të paguajë mbi 100 milionë euro ndaj Francesco Becchetti. Tashmë dhe Avokatja e Shtetit ka pranuar këtë situatë.

Gjatë raportimit në komisionin parlamentar të Ligjeve, Enkelejda Muça, ka deklaruar se kërkesa e biznesmenit italian në gjykatën e arbitrazhit ishte edhe më e lartë.

"Në përfundim 1.2 miliardë kërkime ndaj Republikës së Shqipërisë janë akorduar vetëm më pak se 100 milion euro. Raporti i këtij zotërie me Republikën e Shqipërisë për shkak të kërkimeve të tij ka rezultuar të jetë terësisht i pabazuar."

Pavarësisht vendimit të marrë, Muça ka deklaruar se qeveria shqiptare është kundër vendimit.

"Kërkesat që kanë paraqitur nga ky person të afërmit e tij dhe shoqëritë përpara gjykata ndërkombëtare janë bazuar në 98% të tyre terësisht."

Edhe kryetari i komisionit të Ligjeve fajin e gjen te gjyqësori në Shqipëri.

"Edhe hetimi ka afate, edhe gjykimi ka afate. Natyrisht sistemi i drejtësisë do të duhet të respektojë me rigorozitet afatet e përcaktuara në kodin e procedurës penale dhe duhet të kishim pasur një vendimmarrje të shpejtë në lidhje me këtë proces penal. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar."

Francesco Becchetti fitoi gjyqin për mbylljen e televizionit Agon Channel, i cili tashmë është konsideruar si një veprim politik./oranews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion