Trafiku i drogës nga Elbasani drejt Greqisë pas vrasjes së 51-vjeçarit në Selanik, zbardhet biseda e fundit

Aktualitet

Trafiku i drogës nga Elbasani drejt Greqisë pas vrasjes së

Trafiku i drogës mendohet të jetë shkak për vrasjen e 51-vjeçarit Shpëtim Bajrami mesditën e së enjtes në Selanik.

Mediat greke shkruajnë se 51-vjeçari nga Elbasani, udhëtontë 3-4 herë në muaj drejt Shqipërisë.

Majde vetëm një ditë para ngjarjes kishte mbërritur sërish në Greqi pas një udhëtimi në vendlindje. Ai përdorte itinerarin Shkup – Pogradec dhe kthehej në Greqi përmes Kapshticës. Edhe pse për të policia shqiptare ka informacion për përfshirje në trafikun e drogës, ai nuk rezulton me precedentë në Shqipëri e Greqi.

Ndërkaq autori i vrasjes, sipas medias greke “IEfimerida”, rezulton i lidhur me një nga familjet më të rrezikshme të Elbasanit, ndërkohë që rezulton i dënuar në Greqi për drogë.

Dëshmitarë të zënkës së viktimës me autorin në një bar të zonës para vrasjes, janë shprehur se dialogu mes tyre ka qenë i tillë:
Viktima: E kam bërë punën, më jep lekët.
Autori: Unë t’i kam dhënë, nuk të kam asgjë borxh.

Autori qëlloi Bajramin nga një “Peugeot” e zezë e cila rezulton në pronësi të Elena Kurtit, 48 vjeçe nga Elbasani, e cila dyshohet për trafik droge. Hera e fundit që ky automjet ka hyrë në Greqi me drejtuese Kurtin, ka qenë më 29 qershor nga Kapshtica.

Përveç mjetit tip “Peugeot” me targa NKN5671, autori i vrasjes dyshohet se lëviz edhe me një “Ford Fiesta” blu, një “Hyndai Getz” dhe një furgon “Citroen” ngjyrë e bardhë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion