Tragjike/ Vdes kampioni i Ballkanit në Bodybuilding, u gjet i pajetë në një liqen (FOTO)

Showbiz

Tragjike/ Vdes kampioni i Ballkanit në Bodybuilding, u gjet i pajetë

Mediat rumune kanë pulbikuar një lajm të hidhur, që ka tronditur jo pak botën e sportit në vend, teksa njoftohet se ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare, ish-kampioni i Ballkanit në Bodybuilding, Katalin Stefanescu.

Stefanescu u gjet i pajetë në një liqen pranë Lazurit në Rumani dhe siç raporton rumuni gsp.ro, policia po heton rastin. Miku i sportistit është larguar për pak kohë nga vendi ku po peshkonin dhe kur është kthyer është ballafaquar me skenën e rëndë.

Hetimi do t’i japë përgjigje pyetjes se çfarë ka ndodhur dhe në veçanti do të hetohet mundësia që Stefanescu të jetë plagosur para se të mbytej, sepse thellësia e ujit në vendin ku është gjetur nuk kalon një metër.

Stefanescu ishte pjesë e ekipit kombëtar në kampionatin ballkanik të bodybuilding në vitin 2020, kur u bë kampion i Ballkanit dhe Rumanisë. Ai punonte si trajner fitnesi, ishte i martuar dhe kishte një vajzë të vogël, transmeton portali i pavarur.  

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion