Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, Apeli jep vendimin për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

Aktualitet

Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, Apeli jep

Apeli i GJKKO ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin dhe po ashtu ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë për Alma Kaçin “arrest në shtëpi”.

Gjykata e Apelit ka lënë kështu të pandryshuara masat e sigurisë, për dy personat e përfshirë në videon-skandalin e bërë publik disa ditë më parë.

Gjici kërkoi hetimin e tij në një masë sigurie më të lehtë, pasi pretendon se nuk ka bërë asnjë shkelje.

Në lidhje me tenderin për rehabilitim e qenve të rrugës që bisedohet në video, Gjici është shprehur se nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

Në krahun tjetër Kaçi, kërkoi një masë sigurie më të lehtë, pasi prentedon se është personi i vetëm që kujdeset më fëmijën e saj të mitur dhe nënën e saj të moshuar.

ME TE LEXUARAT