E FUNDIT/ Bllokohet nga rreshjet e dendura të borës rruga e Arbrit
Bllokohet rruga e Arbrit, kete e ben te ditur Policia e Dibrës nepermjet nje statusi ne faqen zyrtare te fabebook-ut. Njoftimi i policise:
Qarku Dibër/ Njoftim
Për shkak të reshjeve të dëborës në Rrugën e Arbrit, në Bypass, qarkullimi i automjeteve është ndaluar përkohësisht pasi i gjithë aksi po pastrohet nga borëpastueset.
Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë pa vendosur goma dimërore zinxhirë dhe deri sa rruga të pastrohet plotësisht nga kontraktorët.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks.
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.