Dy të rinj të zhdukur prej 1 jave, 47-vjeçarja alarmon policinë e Tiranës: U nisën për Sarandë

Aktualitet

Dy të rinj të zhdukur prej 1 jave, 47-vjeçarja alarmon

Në policinë e Tiranës është denoncuar zhdukja e dy të rinjve, një vajze dhe një djali, nga ana e një 47-vjeçareje.

Mësohet se dy të rinjtë janë larguar në drejtim të Sarandës për pushime, por prej 7 ditësh kanë humbur çdo kontakt me familjet e tyre...

“L. Q., 47 vjeçe kallëzoi se prej datës 01.05.2025, ka humbur kontaktet me familjarët e saj, shtetasit R. Q., 22 vjeç dhe E. D., 25 vjeçe, të cilët sipas deklarimit të saj, janë larguar më datë 23.04.2025, në Sarandë, për pushime”, informon policia.

Bëhet me dije se efektivët e policisë së Tiranës janë duke punuar së bashku me Policinë e Sarandës për gjetjen e dy të rinjve dhe aktualisht po kryhen kërkime. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion