Durrësi vatër e nxehtë, gjashtë fëmijë të një shkolle 9-vjeçare preken nga fruthi

Aktualitet
Durrësi vatër e nxehtë, gjashtë fëmijë të
Foto ilustruese

Në Durrës, 6 fëmijë nxënës të një shkolle 9-vjeçare, janë konfirmuar të prekur nga fruthi.
Ata janë izoluar që prej një jave për të shmangur përhapjen e infeksionit.
Burime nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor bëjnë të ditur se fëmijët e prekur, nuk janë vaksinuar kundër fruthit dhe rubeolës.

Nga të dhënat për këto raste, rezulton se 3 fëmijë janë pjesë e një familjeje, ndërsa tre të tjerë janë kushërinj të tyre.
Gjendja e fëmijë të izoluar në banesë po monitorohet nga mjekët pediatër, ndërsa epidemiologët po kryejnë hetimet e nevojshme.

Drejtues të kujdesit shëndetësor në Durrës konfirmojnë se bashkëpunimi me një grup të caktuar prindër që vendosën të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre mbetet i vështirë, duke refuzuar vaksinat sipas protokollit shëndetësor për grupmoshën 0-18 vjeç.
Në kushte mhekët apelojnë për më shumë ndërgjegjësim të prindërve për ti vaksinuar fëmijët e tyre.

 

ME TE LEXUARAT