“S’kishe të drejtë për këtë vendim”, kolegët mesazh prekës për policin e vetëvrarë në Durrës

Oficeri i policisë Arben Pjeçi i cili qelloi diten e djeshme përcillet në banesën e fundit.
Ai u vetëvra në zyrën e Komisariatin e Policisë Durrës, për shkak të depresionit që po përjetonte ditët e fundit, pasi ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me punë në komunitet për plagosje të lehtë pas një sherri me komshiun dy vjet më parë.
Kolegët e tij përmes një postimi në Instagram i kanë dhënë lamtumirën e fundit. Ata shprehen se u largua duke lënë pas hijen e rëndë të fajit.
“Për Ty, Arben! Jeta askujt nuk i është dhënë në pronësi, por vetëm në përdorim. E ti nuk kishe asnjë të drejtë të merrje këtë vendim për jetën! Megjithatë, ti ike e pas le hijen e rëndë të fajit. Lamtumirë koleg! U prehsh në paqen që nuk e gjete dot mes nesh. I lehtë të qoftë dheu mbi trup e shpirti të ndritë në parajsë”, shkruajnë kolegët e tij.
Nderkaq, nje prej kolegeve te tij foli per median diten e sotme.
“E papritur. E njoh për njeri të mirë. Askush nuk thotë asgjë, ishte e papritur. Shumë dhimbje”, thotë një prej të afërmve.

Djalë më i mirë nuk gjendet. Jam komshiu, çun me sedër, çun i paparë. Kemi qenë komshinj, u çuditem mbrëmë, ka pasur sedër të madhe.
I sinqertë i ndershëm, u habitëm kur ndodhi kjo ngjarja. E kam kunatin e mbesës. E njoh edhe te puna. Shqetësime nuk kishte, por më bënte përshtypje se ishte shumë i sinqertë, i ndershëm. Punonte i shkreti. U hap dera me zor, e gjetën të varrë. Kishte gjuajtur te zemra”, thonë të afërm e kolegë.
Një moment prekës është edhe kur një prej kolegëve të tij shpërthen në lot, ndërsa thotë se e ka pasur si vëlla.
“E kam pas shumë mik, nuk mund të shprehem. E merrja këtu se kisha makinën, e çoja në Divjakë e shkoja me të. E kam pas si vëlla. Kam punuar para gjashtë vjetëve me të, këtu e takoja shpesh herë. E kam pas shumë mik, e shumë vëlla”, thotë ai.



