U arrestua në Belgjikë/ Kush është Jasin Avdyli, i akuzuar për trafik dro'ge dhe pjesë e grupit krim’inal

Aktualitet

U arrestua në Belgjikë/ Kush është Jasin Avdyli, i akuzuar
Jasin Avdyli, i njohur gjithashtu me emrin Jasin Kala dhe me pseudonimin “Cine” i cili u arrestua këtë të martë në Belgjikë është një personazh i botës së krimit

I njohur si “Cine” I Shijakut, ai është anëtar i grupit të njohur si “Banda e Shijakut”.

Jasin Avdyli, u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, nën dyshimet për trafik dhe shitje narkotikësh, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Avdyli njihet dhe si pjesë e grupit kriminal të lidhur me Avdylajt e Shijakut.

Jasin Avdyli, u arrestua në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, u akuzua fillimisht për trafik droge, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

Në vitin 2022, GJKKO e dënoi me 7 vite burg për pastrim të produkteve të veprës penale, ndërsa në vitin 2023 Apeli e dënoi me 12 vite burg.

Në vendimin e shkallës së parë, Avdyli u shpall i pafajshëm për akuzat e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, pasi gjykata vlerësoi se ato nuk u provuan.

Ai akuzohet dhe është dënuar si pjesë e grupit që organizoi dhe vuri në punë një laborator të madh për përpunimin e heroinës, i cili u zbulua në Has në vitin 2018

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion