“Duhet të filmoni gjëra më të rëndësishme”, s*ks me Safet Gjicin në zyrë, Alma Kaçi ka një kërkesë për gazetarët

Aktualitet

“Duhet të filmoni gjëra më të

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici doli të premten para Gjykatës së Apelit, ashtu sikurse edhe 40-vjeçarja Alma Kaçi, e cila akuzohet se është personi që ka regjistruar videon intime në zyrën e Gjicit. Edhe pse të dy kërkuan lirinë, kërkesa e tyre u rrëzua dhe Safet Gjici mbeti në masën e arrestit me burg ndërsa vetë Alma Kaçi, do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie.

aGjatë kohës që zhvillohej seanca për rreth një orë, vetë Gjici ka qenë I pranishëm, duke kërkuar të lirohet dhe duke mohuar të ketë lidhje me veprën penale të korrupsionit pasiv. Nga ana tjetër, ai kërkoi gjithashtu edhe për shkak të problemeve shëndetësore të hetohej në një masë më të butë sigurie.


Ndërsa Alma Kaçi, gjatë kërkesës së bërë Gjykatës së Posaçme të Apelit për ndryshim të masës së sigurisë, kërkonte masë më të butë për faktin se ajo ka një fëmijë të mitur, ka të ëmën mbi 70-vjeç dhe gjithashtu sipas Kaçit është e vetmja që ka mundësi të sigurojë të ardhura për të mbajtur familjen.

Pas përfundimit të seancës Alma Kaci iu drejtua kamerave duke thënë se duhet të filmojnë gjëra më të rëndësishme.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor2023 në Tiranë për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kacin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

ME TE LEXUARAT