Trupat e Moskës vendosen në vendin fqinj, Zelensky: Nuk ka asnjë kërcënim luftarak nga Bjellorusia

Bota

Trupat e Moskës vendosen në vendin fqinj, Zelensky: Nuk ka asnjë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar sot se nuk ka “asnjë kërcënim” luftarak nga Bjellorusia, në një takim me liderët ushtarakë të vendit.


Deklarata e liderit ukrainas erdhi pas raportimeve nga ministria bjelloruse e mbrojtjes se në territorin e vendit do të mbërrinin disa njësi ushtarake ruse.




Në një postim në Telegram nga presidenti ukrainas, njoftohet po ashtu se pjesë e diskutimit ka qenë edhe mbrojtja e termocentraleve bërthamore dhe kufiri verior i Ukrainës u diskutua gjithashtu.

“Duke marrë parasysh të dhënat e inteligjencës dhe masat e marra, nuk ka asnjë kërcënim për një pushtim nga Bjellorusia,” theksoi ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion