Duart e lidhura, shenja në trup e kokë, i riu u gjet pa jetë në rezervuar, dyshohet se u vra

Aktualitet

Duart e lidhura, shenja në trup e kokë, i riu u gjet pa jetë

Policia ka bere me dije se 25-vjeçari nga Lushnja, Fridman Xhaferraj, i gjetur një ditë më parë në ujërat e rezervuarit të Gjançit në Vithkuq të Korçës mund të jetë vrarë për prishje të pazareve të drogës.

Duart e lidhura, shenja në trup e kokë, i riu u gjet pa jetë

Te pakten kjo është pista kryesore në të cilën po heton grupi i hetimit të kësaj ngjarjeje. Një tjetër pistë, por jo e fortë sa e para, është dhe ajo e një konflikti për motive të dobëta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 25-vjeçari është gjetur i lidhur nga duart, ndërkohë që ka pasur shenja të shumta në trup dhe kokë.

Burimet nuk bëjnë me dije nëse goditja me sende të forta ka ndodhur në breg të rezervuarit të Gjançit apo diku tjetër dhe më pas i riu. Ashtu i lidhur, është hedhur në uje, afro 20 km nga qyteti i Korçës.

Grupi i hetimit nuk ka dhënë detaje për rrethanat e udhëtimit nga fshati Plug, ku ishte në arrest shtëpie, deri në juglindje të vendit ku trupi i tij është gjetur në ujërat e rezervuarit të fshatit Gjanç.

Trupi i Fridman Xhaferraj u gjet paraditen e të dielës nga banorët e zonës. 25-vjeçari në datën 21 maj kishte lënë dhomat e paraburgimit pasi Gjykata e Lushnjës i kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

ME TE LEXUARAT