Dosja “Metamorfoza”, shtyhet seanca, zbardhen debatet në sallën e gjyqit

Aktualitet

Dosja “Metamorfoza”, shtyhet seanca, zbardhen debatet në

Shtyhet seanca paraprake për çështjen ‘Metamorfoza’.

Ndërkohë që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar ish-prokurori Xhevait Lita, Oltion Bistri, ish-drejtor i forcave operacionale në Policinë e shtetit dhe Asmer Bilali.

Në seancë ka pasur debate mes palëve për mënyrën se si janë marrë komunikimet në aplikacionin e koduar Sky Ecc nga drejtësia shqiptare prej autoriteteve franceze.

Në seancën me dyer të mbyllura siç raporton Top Channel ishte i pranishëm kreu i SPAK Altin Dumani.

Në seancën paraprake organi i akuzës ka shpjeguar mënyrën si kane ardhur këto komunikime në vendin tonë që janë disponuar me letër porosi që mënyrë e konsideruar e ligjshme.

Sipas avokatëve, Prokuroria ka pranuar që janë përgjime dhe i gjithë diskutimi është juridik.

Në seancë gjykim të shkurtuar ka kërkuar ish-prokurori Xhevahir Lita, Oltion Bistri dhe Asmer Bilali.

Kërkesa e tyre do të shqyrtohet në treshen gjykuese. Biznesmeni Pëllumb Gjoka pritet t’i nënshtrohet gjykimit te zakonshëm siç edhe të pandehurit e tjerë.

Seanca u shty për shkak të mbarimit te orarit zyrtar dhe do të vijoje në datën 8 tetor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion