“Mosbindja civile e Saliut, lloj rrugaçërie”, Ulsi Manja reagon për aksionin e opozitës
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar në rrjetet e tij sociale, në lidhje me aksionin e deputetëve të PD, pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji.
Sipas ministrit, mosbindja civile është edhe arsyeja që Berisha ndodhet nën arrest, ndërsa shton se “që Saliu e ka armën e vet të vjetër politikën e mishit për top kjo dihet qëkur doli në skenë me dy gishta. Dihet edhe që gjithmonë ai ka topin, kurse ata që e ndjekin qorrazi si Salianji me shokë i vejnë në dispozicion mishin.”
Manja thotë më tej se “e kam shumë vështirë ta kuptoj se kush do jenë “gandianët” e kësaj rrugëtarisë jocivile, që do shkojnë me këmbët e veta para drejtësisë për veprën penale të bllokimit të rrugëve apo shkatërrimit të pronës publike.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Po edhe sikur të gjenden disa rrugëtarë që do merren me këtë dështim të radhës të opozitës me kokën në arrest shtëpie dhe me këmbët në mosbindje rrugore, ky fakt nuk do t’i ndryshojë dot të paktën tre të vërteta”.