Dogana greke zgjat orarin në Qafë Botë – ja çfarë ndryshon nga e hëna për qytetarët dhe turistët

Aktualitet

Dogana greke zgjat orarin në Qafë Botë – ja

Duke nisur nga mëngjesi i së hënës, 11 maj, një zhvillim pozitiv vjen për banorët e jugut të Shqipërisë, emigrantët dhe turistët që përdorin pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës për të lëvizur drejt Greqisë dhe anasjelltas.

Dogana greke e Mavromatit në PKK Qafë Botë ka njoftuar zyrtarisht zgjatjen e orarit të shërbimit për kalimin e qytetarëve dhe automjeteve.

Sipas njoftimit, pika kufitare do të funksionojë nga ora 05:00 deri në 23:00 me orën shqiptare, ose nga ora 06:00 deri në 24:00 me orën greke.

Ky ndryshim në orar pritet të sjellë lehtësim të ndjeshëm për flukset e lëvizjes së përditshme, si dhe për turistët, sidomos gjatë sezonit veror dhe ditëve festive, kur edhe numri i kalimeve rritet ndjeshëm.

Njëherësh, zgjatja e orarit pritet të ndikojë edhe në uljen e radhëve dhe përmirësimin e qarkullimit në momentet e pikut në këtë pikë të rëndësishme kufitare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion